
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin e rezultateve nga kutitë e votimeve nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Pas numërimit të 29 vendvotimeve nga 43 sa janë gjithsej, Lëvizja Vetëvendosje mban vendin e parë.
VV-ja ka marrë 81.97 % të votave, kurse në vendin e dytë ndodhet Lidhja Demokratike e Kosovës.
LDK-ja ka marrë 7.50%, kurse Partia Demokratike e Kosovës 6.14%.
Deri në përfundimin e të gjitha vendvotimeve kanë mbetur edhe 14 kuti.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur për Insajderin se numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.
“Sot në ndërrimin e pasdites do të mbesin edhe 11 vendvotime, të cilat pritet të numërohen sonte. Rezultatet do të publikohen në platformën elektronike dhe menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, do të fillojë numërimi i votave të mërgatës që kanë votuar nëpërmjet postës”, kanë deklaruar nga KQZ.