Kështu votuan kosovarët në Londër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu votuan kosovarët në Londër

    Insajderi
    27 February 2025 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit, që janë dhënë nëpër përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit.

    Sipas të dhënave në përfaqësinë diplomatike në Londër, Lëvizja Vetëvendosje prin me një diferencë të madhe, duke marrë gjithsej 734 vota.

    Pas saj, Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 59 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë 31 vota.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë siguruar gjithsej 6 vota, ndërsa Koalicioni për Familje ka marrë 2 vota.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur për Insajderin se numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

    “Sot në ndërrimin e pasdites do të mbesin edhe 11 vendvotime, të cilat pritet të numërohen sonte. Rezultatet do të publikohen në platformën elektronike dhe menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, do të fillojë numërimi i votave të mërgatës që kanë votuar nëpërmjet postës”, kanë deklaruar nga KQZ.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark