“Edhe nëse shkon Limaj te Vetëvendosje nuk ka me i ndihmu, tre deputetë nuk garantojnë asgjë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Edhe nëse shkon Limaj te Vetëvendosje nuk ka me i ndihmu, tre deputetë nuk garantojnë asgjë”

    Insajderi
    27 February 2025 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka komentuar mundësinë e një bashkëpunimi mes Fatmir Limajt dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se një koalicion i tillë nuk do të kishte ndikim të madh në formimin e qeverisë, shkruan Insajderi.

    Sipas Gjinit, edhe nëse Limaj i bashkohet Vetëvendosjes, numri i deputetëve të Nismës Socialdemokrate nuk do të jetë vendimtar për krijimin e një shumice parlamentare.

    “Unë shpresoj që nuk ka me i mjaftu Vetëvendosjes edhe Limaj në rastin hipotetik, më të keqin, edhe nëse shkon. Nuk ka me i ndihmu me bo qeverinë, nuk ka me i vyjtë edhe tre deputetë shtesë nuk garantojnë kurgjo hiç”, tha ai në emisionin Pressing.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark