Publikohet momenti kur Gjesti kapërcen murin e BBVA - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Publikohet momenti kur Gjesti kapërcen murin e BBVA

    Insajderi
    02 March 2025 - 08:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për herë të parë janë publikuar pamjet e kapërcimit të murit të shtëpisë së Big Brother nga Gjesti pak ditë më parë.

    Mbrëmjen e sotme ai ka treguar arsyen se përse e bëri atë veprim.

    “Ka ditë që jam i ngarkuar, unë kam më shumë se të gjithë izolim dhe mbaj peshën e banorëve, dhe me Eglin.

    Nuk dua të shoh një vajzë duke qarë pas meje se po më bën keq, është e dhënë pas mejë gjithë kohës, dhe p ndihem keq se nuk po duket normale. E kam pas dhe jashtë një situatë me një vajzë që ka shkuar dhe në një gjë edhe më të keqe.

    Jam i ngarkuar dhe i lodhur, pata një ngushtim në zemër, deshtë thjeshtë për të parë më shumë. I kërkoj falje publikut dhe familjes time, keni marrë masat dhe ju, kam fol me psikologen”, tha ai.

    Më pas, Ledioni lexoi vendimin e “Vëllait të Madh”, që i përgjysmon Gjestit çmimin e fitorës në 50 mijë euro.

    Pra, nëse Gjesti e fiton këtë edicion të “BBVA”, ai nuk do të marrë 100 mijë euro, por gjysmën e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark