Publikohen pamjet e momentit kur dyshohet se Gjesti dhe Elgi kryen marrëdhënie brenda shtëpisë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Publikohen pamjet e momentit kur dyshohet se Gjesti dhe Elgi kryen marrëdhënie brenda shtëpisë

    Insajderi
    02 March 2025 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një moment të shumëpritur nga publiku, pasi produksioni transmetoi pamjet e debatueshme ku dyshohet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie brenda shtëpisë.

    Këto skena kishin ndezur diskutime të zjarrta gjatë gjithë javës, duke shkaktuar përplasje mes banorëve dhe tensione të larta.

    Për shkak të këtij presioni dhe thashethemeve që qarkulluan në shtëpi, Gjesti kishte tentuar të arratisej duke u hedhur nga muri rrethues të mërkurën në mbrëmje, një veprim që e vuri atë në shkelje të rregullave dhe solli ndëshkimin e tij me një zarf të zi.

    Në spektakël, banorët e vazhduan debatin mbi këtë çështje, duke ndarë qëndrime të kundërta.

    Disa pretenduan se çifti ka kryer marrëdhënie, duke u bazuar në pamjet e publikuara dhe në situatat që kanë ndodhur gjatë javës.

    Në anën tjetër, Gjesti dhe Egli mohuan kategorikisht këto akuza, duke thënë se gjithçka është keqinterpretuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark