Njësoj si Luizi! Gjesti firmos kontratë me Top Channel, zbulohen detajet - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Njësoj si Luizi! Gjesti firmos kontratë me Top Channel, zbulohen detajet

    Insajderi
    02 March 2025 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Burime për Prive bëjnë të ditur se Gjesti, ka nënshkruar një marrëveshje me Top Channel. Ky lajm ka shkaktuar shumë reagime, duke u bërë pjesë e diskutimeve pas suksesit të Gjestit, i cili ka arritur një popullaritet të ngjashëm me atë të Luiz Ejllit.

    Kontrata e nënshkruar është për një periudhë dyvjeçare dhe përfshin menaxhimin e karrierës së tij artistike, duke u përqendruar në zhvillimin e këngëve dhe projekteve muzikore.

    Një detaj i rëndësishëm është ndryshimi i emrit të kanalit të Luiz Ejllit, tani Top Media Music, që mund të lidhet me këtë marrëveshje të re dhe planifikimin e një risie muzikore. Projekti i parë i Gjestit, që pritet të publikohet së shpejti, do të shoqërohet me një videoklip të realizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark