Zgjedhjet në landin e Hamburgut, Kurti i bën thirrje diasporës në Gjermani të votojnë këta kandidatë shqiptarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet në landin e Hamburgut, Kurti i bën thirrje diasporës në Gjermani të votojnë këta kandidatë shqiptarë

    Insajderi
    02 March 2025 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kohën e zgjedhjeve në landin e Hamburgut në Gjermani, ka bërë thirrje që të votohen pesë kandidatë nga subjekte të ndryshme politike me origjinë shqiptare.

    Kurti ka bërë thirrje tek diaspora shqiptare atje që të votohen: Dafina Berisha (SPD), Kushtrim Lulaj (CDU), Muhamet Idrizi (CDU) dhe Sami Musa (FDP), shkruan Insajderi.

    E diela e 2 marsit 2025, është ajo e zgjedhjeve në landin e Hamburgut në Gjermani, e ku sot garojnë pesë kandidatë me prejardhje shqiptare, një tregues i fuqishëm ky i integrimit dhe kontributit të diasporës sonë në shoqërinë dhe demokracinë gjermane. Pavarësisht partive të ndryshme që përfaqësojnë, fakti që ka kaq shumë kandidatë shqiptarë në një qytet si Hamburgu flet shumë për rrugën që kemi bërë si komunitet”, ka thënë Kurti.

    Është gjithmonë mirë që bashkatdhetarët tanë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në zgjedhje, kurse atyre që garojnë iu uroj suksese dhe çdo të mirë në udhëtimin e tyre politik e qytetar”, përfundon shkrimi i tij. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark