Gruaja e Unikkatilit shkruan për vdekjen e kunatit: Isha me fat që isha familja jote, pusho i qetë vëllai im - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gruaja e Unikkatilit shkruan për vdekjen e kunatit: Isha me fat që isha familja jote, pusho i qetë vëllai im

    Insajderi
    03 March 2025 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bota e të famshmëve shqiptarë u trondit dje.

    Pasdite, u bë i ditur lajmi se Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur Unikkatil u gjet pa shenja jete në lagjen Arbëria në banesën ku jetonte.

    Lajmi shokoi jo vetëm opinionin publik por edhe miqtë e tashmë të ndjerit, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve, lajmin e morën vesh përmes portaleve.

    Shkaku i vdekjes është ende i pakonfirmuar zyrtarisht. Çka dihet është se në vendin e ngjarjes janë gjetur substanca narkotike dhe armë zjarri.

    Gruaja e Unikkatil është rrëfyer mbi vdekjen e papritur të Mentorit.

    “Ti gjithmonë më falënderoje që solla në jetë Rronin, nipin tënd, personin që e doje më shumë nga të gjithë, sepse kështu vazhdimi i mbiemrit tënd ishte i siguruar”, tha ajo mes tjerash në prononcim, shkruan Prive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark