Ekskluzive | Këta janë zyrtarët nga Gjakova që u akuzuan për keqpërdorim detyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekskluzive | Këta janë zyrtarët nga Gjakova që u akuzuan për keqpërdorim detyre

    Insajderi
    03 March 2025 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër pesë zyrtarëve, punëtorë të kompanisë së Ujësjellësit K.R.U “Gjakova” për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Gazeta Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se zyrtarët ndaj të cilëve është ngritur aktakuza janë: Hysni Çanta- menaxher në KRU- Gjakova, Mahmut Ukshini, Safir Metbala, Zudia Vuçiterna dhe Agron Haxhijaha, të katërt këta punëtor në KRU- Gjakova- Njësia Rahovec.

    Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se të pandehurit me datë të pacaktuar e deri në fillim të muajit qershor të vitit 2024, në cilësinë e personave zyrtar pranë Kompanisë Rajonale te Ujësjellësit K.R.U “Gjakova” SH.A – Dega në Rahovec, kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat zyrtare me qëllim të përfitimit për vete apo personin tjetër dobi pasurore të kundërligjshme, të cilët të koordinuar në mes vete, në dëm të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit K.R.U “Gjakova” SH.A, kryejnë shërbime në komunë të Rahovecit, tek qytetarët e saj gjatë orarit të punës dhe jashtë tij pa dijeninë e kompanisë, në atë mënyrë kanë shfrytëzuar: kamionin, eksavatorin, derivatin dhe materialin e nevojshëm për kyçen e ujësjellësit tek qytetarët./ Gazeta Insajderi/

    Këtë aktakuzë e ka ngritur prokurorja e rastit, Dëshire Jusaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark