Sot shkoi tek ta, LDK në Gjilan i reagon Kurtit: Hyseni ka paguar punëtorë në një çerdhe pa filluar punën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot shkoi tek ta, LDK në Gjilan i reagon Kurtit: Hyseni ka paguar punëtorë në një çerdhe pa filluar punën

    Insajderi
    04 March 2025 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    LDK në Gjilan i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi që ky i fundit ishte në këtë komunë në vendosjen e gurthemelit të një çerdheje në Gjilan.

    Ndër të tjera, LDK ia ka rikujtuar Kurtit që kryetari i Gjilanit Alban Hyseni nuk ka arritur t’i finalizojë punimet në çerdhen e lagjes “Arbëria”, shkruan Insajderi.

    Sipas LDK’së në Gjilan, është hapur konkursi, janë pranuar punonjësit dhe Hyseni i ka paguar akoma pa filluar puna.

    Po ashtu, Kurtit i kujtojmë se vartësi i tij në Gjilan z. Hyseni Hyseni qe 4 vite nuk ka mund t’i përfundojë punët finale të çerdhes në lagjen Arbëria për të cilën ka hapur konkurs dhe ka pranuar punëtorë, duke i paguar pa filluar ende punën”, thuhet ndër të tjera në reagim.

    Reagimi:

    Kurti fyen historikun e edukimit dhe arsimimit në Gjilan

    Me rastin e vënies së gurthemelit të një çerdheje të fëmijëve, sot Albin Kurti deklaroi se derisa ka ardhur ai në pushtet nuk ka pasur interesim institucional dhe social për fëmijët e Gjilanit. Me këtë ai hodhi poshtë gjithë angazhimin e shoqërisë dhe institucioneve të Gjilanit për angazhimin dhe interesimin e tyre për një edukim, shëndet dhe mirëqenie të fëmijëve.

    Komisioni për Arsim i LDK-së i kujton Kurtit se kur ka patur edukim parashkollor në Gjilan, ai as gjallë nuk ka qenë. Prandaj, deklaratën e tij e shohim si nënçmuese dhe shumë fyese për gjithë qytetarët dhe historikun e arsimit shqip në qytetin tonë.

    Të fillosh me ndërtimin e një çerdheje dhe të hedhësh poshtë gjithçka, këtë e bënë vetëm një kryeministër demagog, të cilit i intereson vetëm pushteti.

    Arsimi dhe edukimi në Gjilan i ka fillet e veta shumë thellë në historinë tonë, prandaj ky gurthemel që e vendosi ai është një hap shumë i vogël karshi gjithë asaj që është bërë në të kaluarën.

    Ia kujtojmë se qeveria e LDK-së në Gjilan, me kryetar Lutfi Hazirin dhe në bashkëpunim me qeverinë amerikane ka realizuar projektin më të madh në rajon, e pikërisht kjo në lagjen më të madhe të qytetit në Dardani në vitin 2018, duke ndërtuar çerdhen më të madhe në Gjilan e cila i ka 140 fëmijë të moshës 9 muaj – 6 vjeç, me 12 edukatore dhe me një kujdes të veçantë ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta.

    Po ashtu, Kurtit i kujtojmë se vartësi i tij në Gjilan z. Hyseni Hyseni qe 4 vite nuk ka mund t’i përfundojë punët finale të çerdhes në lagjen Arbëria për të cilën ka hapur konkurs dhe ka pranuar punëtorë, duke i paguar pa filluar ende punën.

    Ia kujtojmë, po ashtu, se në Gjilan janë 6 qerdhe për fëmijë të moshës 9 muaj – 6 vjeç, në të cilat janë të përfshirë mbi 600 fëmijë e të cilëve u kushtohet kujdes i veçantë ditor dhe kur kësaj i shtojmë edhe nivelin parashkollor nëpër shkolla lirisht mund t’i themi se kjo që ka bërë sot nuk është as 1% e asaj çfarë ka bërë LDK-ja dhe kryetari i saj Lutfi Haziri, për edukimin dhe kujdesin e fëmijëve të qytetit tonë të dashur – Gjilanit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark