"Duam vepra, jo fjalë"- Zelenskyt i vjen një reagim nga Administrata Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Duam vepra, jo fjalë”- Zelenskyt i vjen një reagim nga Administrata Trump

    Insajderi
    04 March 2025 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për gatishmërinë për negociata paqeje me Rusinë nën udhëheqjen e presidentit amerikan, Donald Trump, erdhi reagimi i Elon Musk, i cili është pjesë e një departamenti të pavarur në Administratën Trump.

    “Veprimet janë më të rëndësishme se fjalët. Le t’i shohim veprimet”, shkroi ai në platformën X.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur keqardhje për përplasjen me presidentin amerikan, Donald Trump, në Zyrën Ovale.

    Takimi ynë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë të premten, nuk shkoi ashtu siç duhej të ishte”, shkruan ai në një postim në X, sipas BBC, përcjell Insajderi.

    Është për të ardhur keq që ndodhi në këtë mënyrë. Është koha t’i rregullojmë gjërat“.

    Ai përsëriti “angazhimin e Ukrainës për paqen“, duke shtuar se “askush nga ne nuk dëshiron luftë të pafund“.

    Ukraina është e gatshme të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur për të sjellë paqen e qëndrueshme më afër“, deklaron tutje i pari i Ukrainës.

    Askush nuk dëshiron paqen më shumë se ukrainasit. Ekipi im dhe unë jemi gati të punojmë nën udhëheqjen e fortë të Presidentit Trump për të arritur një paqe që zgjat“, shton presidenti ukrainas.

    Zelensky tutje thotë se fazat e para në përfundimin e luftës duhet të përfshijnë “lirimin e të burgosurve dhe armëpushimin në qiell – ndalimin e raketave, dronëve me rreze të gjatë, bombave mbi energjinë dhe infrastrukturën tjetër civile – dhe armëpushimin në det menjëherë, nëse Rusia bën të njëjtën gjë“.

    Presidenti Zelensky në rreshtat e fundit të deklaratës së tij përsërit mirënjohjen e Ukrainës për mbështetjen e mëparshme të SHBA ndaj tyre. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark