
Kandidati i LDK’së për Deputet nga Vushtrria, Xhafer Tahiri iu është kundërpërgjigjur akuzave të bashkëpartiakës, Rrezarta Krasniqi e cila e akuzoi për keqpërdorim të votave të LDK’së në Vushtrri.
Tahiri ka thënë se Rrezarta Krasniqi ka rënë viktime e deklaratave të anëtarëve të Vetëvendosjes dhe PDK’së të cilët e urrejnë më shpirt LDK’në.
“Për akuza unë sot i kam ndi, asnjëherë nuk kemi diskutuar, as në degë as në qendër. Më vjen keq që kur e lexova deklaratën e Prokurorisë, dëshmitarët ishin Çlirim Muli që është, vëllai i asamblistët së Vetëvendosjes, Gresa Muli në kuvend të komunës, Muahmet Ferati që ka qenë më herët shofer i ish kryetarit të komunës, nga PDK’ja, Fazli Muharremi i cili krejt Vushtrria e dinë çfarë urrejtje ka për mua personalisht dhe për LDK-në. Më vjen keq që një kandidate e jona për deputete është përdor nga këta njerëz. Besoj që këta njerëz e kanë keqpërdor dhe keqinformuar dhe do të vërtetohet që ka shpif për LDK’në. Më vjen keq që Rrezarta ka ra viktimë e këtyre deklaratave që do të vërtetohet në proces të rinumërimit”, ka thënë ai për Gazetën Insajderi.
Lidhur me akuzat e kandidates së LDK’së për deputete, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka marrë vendim që të rinumërohet votat e LDK’së në Vushtrri.
Xhafer Tahiri e ka mirëpritur këtë vendim, përmes së cilit beson se do të vërtetohen se këto deklarata kanë qenë shpifje.
“unë e mirëpres vendimin e prokurorisë për rinumërim në Vushtrri. Besoj duhet me u rinumërim çdo kund ku ka dyshime duhet me shku në rinumërim”, tha ai.
Tahiri: Vëllai i Rrezarta Krasniqit kërcënon me jetë sekretarin e LDK’së në Vushtrri
Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se vëllai i Rrezarta Krasniqit ka kërcënuar me jetë sekretarin e LDK’së dega në Vushtrri, Betim Grabanca.
“Sekretari i degës, Betim Grabanica e ka lajmëruar vëllanë e Rrezarta Krasniqit, Valmir Krasniqin për kërcënim sepse i njëjti e ka kërcënuar me jetë Betim Grabanica. Policia e Vushtrrisë ka hapë për presion ndaj sekretarit të degës dhe anëtarëve të tjerë të degës”, ka thënë Tahiri./ Gazeta Insajderi/