
Analisti Nexhmedin Spahiu deklaroi se Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka qenë “ministri më i mirë” në Qeverinë Kurti, sepse sipas tij e ka rritë “prodhimtarinë e drithërave”.
Kështu u shpreh Spahiu në Pressing, por shpejt reaguan analistet Parim Olluri e Ilir Mirena.
Pjesë nga debati mes tyre:
Spahiu: Për Faton Pecin, ministri më i mirë, shikoni rezultatet. Tash ju po krijoni një skandal pse ja ka dhanë dikujna 100 mijë euro ndoshta s’u dashtë me ja dhanë se di a u dashtë a s’u dashtë por prodhimtaria e drithërave u rritë prej qeverisjes, qaty maten rezultatet…
Mirena: Sështë e vërtetë, i kemi përgenjeshtru krejt…Ka genjy Peci për prodhimtarinë e drithërave i ki statistikat në ueb të ministrisë i gjen i krahason…
Olluri: Unë i njoh edhe dy njerëz që mendojnë njejtë si Nexhi, është Fitore Pacolli dhe Naim Huruglica, këshilltari i tij. Dytë i kanë marrë nga 100 mijë euro, edhe daja i Fitores se edhe dajës i ka ra mirë…