Insajderi
Lajme

Harruan mikrofonin ndezur, Vance dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Insajderi
06 March 2025 - 10:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Harruan mikrofonin ndezur, Vance dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve dëgjohen duke folur keq për Bidenin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dhe kryetari i Kongresit, Mike Johnson u kapën duke dhënë vlerësimin e tyre të sinqertë për fjalimin e ardhshëm të presidentit Donald Trump në Kongres.

Vance dhe Johnson qëndruan në foltoren e Kongresit dhe folën për disa minuta, ndërsa një pjesë e bisedës së tyre u kap në mikrofonin live përpara se presidenti të mbërrinte.

“Meqë ra fjala, unë mendoj se fjalimi do të jetë i mrekullueshëm, por nuk e di se si e bëni këtë për 90 minuta”, i tha Vance, Johnson.

“Gjëja më e vështirë ishte ta bëje atë gjatë Bidenit, kur fjalimi ishte një fjalim budallallëku i fushatës”, u përgjigj Johnson.

Por Johnson vuri re mikrofonin dhe butësisht e shtyu mënjanë, në mënyrë që të mund të vazhdonin bisedën e tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark