Samiti urgjent i BE-së për Ukrainën, von der Leyen e nis fjalimin me një paralajmërim: Duhet të jemi në gjendje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Samiti urgjent i BE-së për Ukrainën, von der Leyen e nis fjalimin me një paralajmërim: Duhet të jemi në gjendje

    Insajderi
    06 March 2025 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ndarë një mesazh në X teksa ka mbërritur në samitin e sotëm në Bruksel.

    Von der Leyen tha se “Evropa përballet me një rrezik të qartë dhe të pranishëm”.

    Gjithashtu, ajo theksoi rëndësinë e samitit të sotëm për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në kontinent, shkruan skynews.

    “Ne duhet të jemi në gjendje të mbrohemi dhe ta vendosim Ukrainën në një pozicion të fortë”, shton presidentja e Komisionit Evropian.

    Ndryshe, Franca së fundmi ka njoftuar se do të konsiderojë shtrirjen e mbrojtjes së arsenalit të saj bërthamor për aleatët e saj.

    Ndër tjera, paralajmëroi se Evropa duhet të jetë e gatshme që Shtetet e Bashkuara të mos i “mbesin në krah” në luftën Ukrainë-Rusi. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark