Rumania arreston 6 të dyshuar për planifikimin e një grusht shteti në bashkëpunim me Rusinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rumania arreston 6 të dyshuar për planifikimin e një grusht shteti në bashkëpunim me Rusinë

    Insajderi
    06 March 2025 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurorët rumunë njoftuan të enjten se i kanë arrestuar gjashtë njerëz nën dyshimin se kishin bërë përpjekje për ta rrëzuar Qeverinë e Rumanisë me ndihmën e Rusisë.

    Të dyshuarit u arrestuan të mërkurën – ditën e njëjtë kur Rumania, e cila është anëtare e NATO-s dhe BE-së, i shpalli persona non-grata atasheun ushtarak të Ambasadës së Rusisë dhe zëvendësin e tij.

    Rumania tha se ata bënë veprime në kundërshtim me rregullat diplomatike. Moska ka thënë se nuk do të përgjigjet ndaj këtij vendimi të rumunëve.

    “Duke nisur nga viti 2023, pesë nga të pandehurit, bashkë me një të dyshuar, e krijuan një grup të organizuar kriminal, me qëllim për ta minuar sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit të Rumanisë, duke e minuar politikisht mbrojtjen e vendit”, tha njësia kundër krimit të organizuar, DIICOT.

    DIICOT nuk i ka bërë të ditur emrat e të dyshuarve, por tha se “pjesëtarët e grupit kriminal i kontaktuan vazhdimisht agjentët e fuqive të huaja, në Rumani dhe në Federatën Ruse”.

    Rusia nuk ka komentuar ende rreth kësaj çështjeje.

    Prokurorët thanë se grupi kishte strukturë të llojit ushtarak, dhe pjesë e tij ishte edhe një gjeneralmajor i pensionuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark