Nënkryetari i LDK-së në Vushtrri për Rrezarta Krasniqin: Kërkojmë nga Abdixhiku që të marrë masa dhe të pastrojë LDK-në nga mbetjet e instaluara nga PDK-ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i LDK-së në Vushtrri për Rrezarta Krasniqin: Kërkojmë nga Abdixhiku që të marrë masa dhe të pastrojë LDK-në nga mbetjet e instaluara nga PDK-ja

    Insajderi
    07 March 2025 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte urdhëruar që të rinumërohen të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë. Ky vendim i Prokurorisë kishte ardhur pasi kandidatja për deputete nga LDK, Rrezarta Krasniqi ka akuzuar se ka pasur keqpërdorimin e votave në disa qendra.

    Nënkryetari i LDK-së në Vushtrri, Shkëlzen Xhaferi, ka thënë sot se nga votat e rinumërimit dalin të njëjta, madje një më pak për Krasniqin.

    “Nga 2,004 vota të numëruara në palestrën e Vushtrrisë për kandidaten tonë, ish-deputeten Rrezarta Krasniqi, pas rinumërimit të bërë pas ankesës në prokurori, rezultuan 2,003 vota.

    Po, po, 2,003 vota! U bë lajm në të gjitha mediat se ju janë vjedhur votat nga komisionerët e LDK-së në Vushtrri, duke pretenduar se ishin vjedhur 1,500 vota. I dërgoi në prokurori komisionerët e shtëpisë së vet, i kërcënoi me plumb dhe, në fund, e shpërfaqi nëpër të gjitha mediat se i ishin vjedhur votat. POR drejtësia gjithmonë fiton në fund”, tha ai.

    Xhaferi ka shkruar se Rrezarta duhet të kërkojë falje, madje sipas tij ajo është koordinuar me PDK-në për rrëzimin e Xhafer Tahirit.

    “Tani, dil dhe kërko falje gjithë anëtarëve, rugovistëve dhe strukturës së LDK-së në Vushtrri, të cilën e njollose, e kërcënove, e dërgove në prokurori dhe, më kryesorja, që je në koordinim total me PDK-në për rrëzimin e Xhafer Tahirit!

    Nuk mund të jesh ditën me LDK-në e në mbrëmje nëpër tavolina duke bërë marrëveshje me PDK-në për të rrëzuar Xhafer Tahirin. (Qyteti e di se ti ia humbe LDK-së balotazhin dhe tentove ta përçash partinë në zgjedhjet lokale.”, shkroi ai në “Facebook”.

    Në fund, Xhaferi ka kërkuar që kryetari i LDK-së, Abdixhiku të merr masa ndaj Krasniqit.

    “Dy herë aktivistët e LDK-së në Vushtrri të dhanë mandatin për deputete. Bëre 0 punë për ta. Kur nuk fitove herën e tretë, na njollose të gjithëve! Kërkojmë nga kryetari i LDK z.Lumir Abdixhiku që të marrë masa dhe të pastrojë LDK-në nga mbetjet e instaluara nga PDK-ja”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark