
Familja Sadiku ka reaguar publikisht lidhur me rastin e njohur si “Dallaveret me prona milionëshe në Vetërnik”, duke akuzuar individë dhe institucione për manipulim me dokumente të falsifikuara.
Sipas familjes Sadiku, fjala është për parcelën 1743 në Vetërnik, e cila u përfituan me dokumente të falsifikuara nga Z.H, një grua 86-vjeçare që kishte ndërruar jetë gjatë procedurës gjyqësore. Prapa saj, sipas familjes, qëndrojnë Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi, të cilët noterizuan dokumentin e diskutueshëm “Resenje broj 461/61” të datës 07.08.1961, duke e përfaqësuar në Gjykatën Supreme të Kosovës.
https://insajderi.org/shteti-ben-raport-per-ish-avokatin-e-byro
Familja Sadiku thekson se procedura gjyqësore për këtë rast u zhvillua dhe u përfundua brenda 9 muajsh e 6 ditësh pa asnjë seancë të vetme, me arsyetimin se Z.H ishte në moshë të shtyrë. Ata pretendojnë se pavarësisht kallëzimeve penale të paraqitura ndaj gjyqtarëve të përfshirë, hetimet ishin mbyllur pa u shqyrtuar siç duhet.
Sipas familjes Sadiku, Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte mbyllur hetimet ndaj të dyshuarve Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi vitin e kaluar, duke u bazuar në një dokument të ardhur me DHL jashtë rrugëve zyrtare. Megjithatë, Prokuroria e Apelit e kishte kthyer rastin për hetime të mëtejshme, pas ankesës së të dëmtuarve. Pas këtij vendimi, Kryeprokurori Zejnullah Gashi kishte larguar prokuroren Nebahate Salihu nga rasti, duke ia caktuar prokurorit Kushtrim Zeka.
Familja pretendon se, edhe pse prokurori Kushtrim Zeka e ka konfirmuar falsifikimin e dokumentit mbi bazën e të cilit u fitua prona, ai ka pushuar hetimet, duke e justifikuar vendimin me faktin se Zoje Hyseni tashmë kishte ndërruar jetë dhe nuk mund të akuzohej.
Familja Sadiku shpreh shqetësim se ky rast tregon ndikimin e individëve me lidhje të forta në sistemin e drejtësisë. Ata kërkojnë që Prokuroria Speciale të hetojë rastin dhe që autoritetet të marrin masa ndaj atyre që, sipas tyre, veprojnë si grup i organizuar kriminal.
Komunikatë për media nga familja Sadiku:
Po ju shkruajmë në lidhje me rastin tashmë të njohur si “Dallaveret me prona milionëshe në Vetërrnik”.
Është fjala për parcelën 1743, në Veterrnik në Prishtinë, të cilën ka arritur ta fitoi të drejtën e pronësis me dokumente të falsifikuara Zojë Hyseni, një plakë 86 vjeqare e cila gjatë procedurës gjyqësore kishte vdekur. Prapa saj qëndrojnë Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi të cilët edhe kishin noterizuar dokumentin “Resenje broj 461/61 të dt. 07.VIII.1961”, të njejtin e kishin paraqitur në gjykatë pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatë Supreme, dokument mbi bazën e të cilit është fituar e drejta e pronësis për parcelën 1743, në Veterrnik Prishtinë.
Duke pas parasysh faktin se procedura gjyqësore ishte zhvilluar dhe përfunduar në mënyrë të shkurtuar brenda 9 muaj e 6 ditë, pa asnjë seancë të vetme sepse Zojë Hyseni ishte në moshë të shtyer, dhe duke e ditur se dokumentet janë të falsifikuara dhe se ne të ardhmën do të ndiqen penalisht sepse te dëmtuarve Nexhat dhe Gursel Sadiku ju kishte marrë prona, parcela 1743, Ylber Hyseni procedurën e kishte inicuar në emër të nënës së tij, tani e ndjerë.
Me që procedura gjyqësore në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, ishte zhvilluar aq shpejt kjo nuk kishte mundur të ndodhë pa ndihmën e gjyqtarëve, ndaj të cilëve ne si të dëmtuar kishim bërë kallëzim Penal, por i njejti ishte hudhur.
Lidhur me mënyrën se si është fituar kjo tokë – parcel janë bërë dy emisione dhe një storie nga “Betimi për Drejtësi” – emision i specializuar për fushën e sundimit të ligjit në Kosovë.
Pra, deri më tani një herë është sekuestruar parcella 1743, me dyshimin se është fituar me dokumente të falsifikuara nga Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi dhe tani për herë të 5-të gjendet në Gjykatën e Apelit, për rivendosje për të lëshuar Urdhërndalues Përfundimtar për parcelën 1743 në Veterrnik Prishtinë.
Prokuroria Themelore e Prishtinës, kishte mbyllur hetimet ndaj të dyshuarve Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi vitin e kaluar në mënyrë të kundërligjshme, duke e fshehur përgjigjen Zyrtare të dërguar përmes ILECU-t, e duke u bazuar në një Zarf të ardhur nga DHL Express jashtë rrugëve zyrtare-institucionale, pra dërges private e dorëzuar sipas porosisë ku në të përsëri ishte përdorur, futur dokumenti “Resenje broj 461/61 të dt. 07.VIII.1961”, me të cilin ishte fituar e drejta e pronënsis për pacelën 1743 Veterrnik Prishtinë, në kopje kinse të vërtetuar.
Pastaj, Prokuroria e Apelit ankesën e të dëmtuarve e kishte Aprovuar, dhe rastin e kishte kthyer në Prokurorinë e Departamentit të Përgjithshëm për veprime Shtesë Hetimore.
Pastaj me kërkes të të dëmtuarve sapo lënda ishte kthyer në Prokurorinë Themelore te Prishtinës, Prokurorja Nebahate Salihu e cila i kishte mbyllur hetimet në mënyrë të kundërligjme ishte përjashtuar nga rasti nga Kryeprokuroi Zejnullah Gashi dhe lënda i ishte caktuar Prokurorit Kushtrim Zeka ku i njejti sipas Aktvendimit të Prokurorise së Apelit, qartazi ishte udhëzuar për ndërmarrjen e veprimeve shtesë.
Prokurori Kushtrim Zeka, përsëri në mënyrë të kundërligjshme me Aktvendimin P.II.nr.4829/22, të datës 25.02.2025, kishte pushuar hetimet duke e veçuar si lëndë të re dërgesën me DHL Express të dokumentit “Resenje broj 461/61 të dt. 07.VIII.1961”, e duke mos e konsideruar si vepër penale e kryer në vazhdimësi.
Tani më situata është kur edhe vetë prokurori Kushtrim Zeka, i cili i ka pushuar hetimet, e ka vërtetuar se dokumenti “Resenje broj 461/61 të dt. 07.VIII.1961”, me të cilin është fituar parcella 1743 ka rezultuar të jetë i falsifikuar, por i njejti i kishte pushuar hetimet duke bërë Alibi për të dyshuarit se të njejtit nuk mund ta kenë kryer veprën penale sepse dokumenti ka qenë i Zoje Hysenit dhe po të ishte gjallë e njejta do të akuzohej për falsifikim.
Për qudi edhe pse vetë prokurori ka vërtetuar se parcela 1743 është fituar me dokument të falsifikuar të njëjtën nuk e ka konfiskuar, praktikë kjo e kundërligjeshme dhe e rrezikshme për sistemin e drejtesisë.
Familja Sadiku, në mënyrë publike kanë shprehur shqetsimet se Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi kanë lidhje të forta me përfaqësuesit e instutucioneve të drejtësisë dhe se të njejtit po veprojnë si grup i organizuar Kriminal e që vazhdimisht po mbështeten si nga Prokuroria ashtu edhe nga Gjykata.
Rasti duhet të hetohet në bazë të provave materiale, e Prokuroria Themelore në mënyrë të vazhdueshme fsheh dhe veçon shkresat dhe nuk e dërgon lënden në Prokurorinë Speciale të Kosovës sepse Afrim Gashi dhe Ylber Hyseni janë të kordinuar, organizuar dhe strukturuar si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës si dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë të cilët po e mbrojnë këtë grup kriminal.
Për ta kuptuar më mirë, juve bashkangjitur mund të gjeni të gjitha provat materiale:
Linku për t’i shkarkuar dokumentet, provat e listuara: https://drive.proton.me/urls/X8MR3G4Z90#PnHCDylovJ56
– Ankesa kundër Aktvendimit për pushim të Hetimeve
– Aktvendimit P.II.nr.4829/22, të datës 25.02.2025,
– Kallëzimi penal të Policisë së Kosovës 2022-XI-HK-HEKE-SHF-66 të dt.26.08.2023;
– Fleta poseduse numer 918, Prishtine e dt.08.XI.1961;
– Fleta poseduese numer 1603, Prishtine e dt.12.07.1964;
– Fleta poseduese e vitit 22.02.1984;
– E-mailat e shkëmbyera me prokurorin e shtetit;
– Kërkesa për dorëzimin e Raportit të Policisë së dt. 03.03.2025;
– Historiati I parcelës 1743 I dt. 10.02.2023;
– Zarfi DHL bashkë me dokumentin Resenje Broj. 461/61, i dt. 7.VIII.1961 dhe përgjigja zyrtare nga enti gjeodezik republikan të Serbisë;
– Fotografia e Borko Beslic
– Aktakuza PP.nr.345-7/08 të dt. 07.07.2008.
Me respekt,
Të demtuarit, familja Sadiku./betimipërdrejtësi/