Ylli i Barcelonës bën një reagim prekës pas vdekjes tragjike të mjekut të klubit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ylli i Barcelonës bën një reagim prekës pas vdekjes tragjike të mjekut të klubit

    Insajderi
    08 March 2025 - 23:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunas që ishte planifikuar të zhvillohej sonte (e shtunë) me fillim nga ora 21:00, nuk u luajt fare për shkak të vdekjes tragjike të një anëtari të blaugranasve.

    U konfirmua më herët se doktori i ekipit të parë, Carles Minarro Garcia ka ndërruar jetë në dhomën e hotelit.

    Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, ataku kardiak ishte shkaktar që i mori atij jetën në moshën 40-vjeçare.


    Ky lajm la të pikëlluar të gjitha komunitetin e futbollit në Spanjë dhe pati reagime nga më të ndryshmet, teksa tani ka ardhur edhe ai i mesfushorit të Barcelonës, Pedri.

    Mesfushori spanjoll reagoi përmes një fotografie të postuar në rrjetin e tij social Instagram.

    “Ende nuk po mund ta besoj. Një përqafim të madh për familjen e Carles dhe miqtë e tij”, ka shkruar Pedri.

    Menjëherë pasi u mor vesh lajmi për këtë ngjarje tragjike, të dyja klubet një zëri u pajtuan që ndeshja të mos zhvillohej fare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark