Futbollisti Mërgim Berisha dhe bashkëshortja Edona në pritje të fëmijës së tyre të parë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Sport
  • Show

    Futbollisti Mërgim Berisha dhe bashkëshortja Edona në pritje të fëmijës së tyre të parë

    Insajderi
    09 March 2025 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha, po përgatiten për një nga momentet më të veçanta në jetën e tyre – bëhen prindër për herë të parë.

    Lajmin e bukur e ndanë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, ku Edona publikoi një postim emocionues në Instagram.

    Ajo ndau një fotografi të ëmbël duke shprehur lumturinë e tyre me fjalët: “Dy zemra, një dashuri dhe së shpejti, një engjëll i vogël që të na shërojë”.

    Foto: Mergim Berisha/Instagram

    Postimi i çiftit mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve të tyre, të cilët i uruan për këtë etapë të re dhe të bukur në jetën e tyre familjare.

    Mërgim dhe Edona Berisha kanë qenë shpesh në qendër të medieve për shkak të deklaratave të bujshme që kanë rrethuar marrëdhënien e tyre.

    Foto: Mergim Berisha/Instagram

    Kujtojmë se ish-e fejuara e futbollistit, Vesa Vllasaliu, kishte bërë një deklaratë të fortë në të kaluarën, duke pretenduar se Edona, dikur shoqja e saj, i kishte “marrë burrin”.

    Pas këtyre akuzave, Edona reagoi duke mohuar pretendimet, duke sqaruar se mes tyre nuk ka pasur ndonjë miqësi të ngushtë.

    Foto: Mergim Berisha/Instagram

    Pavarësisht thashethemeve të së kaluarës, Mërgim dhe Edona duket se po jetojnë momentet më të lumtura të jetës së tyre.

    Pritja e fëmijës së parë është një bekim i madh për ta, dhe me këtë lajm, ata i kanë dhënë fund të gjitha spekulimeve, duke e fokusuar vëmendjen te familja dhe e ardhmja e tyre së bashku. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark