Fillon rinumërimi i votave nga 50 vendvotime- KQZ publikon disa fotografi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon rinumërimi i votave nga 50 vendvotime- KQZ publikon disa fotografi

    Insajderi
    10 March 2025 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i rinumërimit të fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta, sipas vendimit të KQZ-së.

    Fillimisht, në mbledhjen e ditës së sotme KQZ mori vendim për rinumërimin e 15 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës, në të cilat është zhvilluar procesi i votimit më 9 shkurt 2025.

    Sipas rekomandimit të prezantuar nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, gjatë pranimit të rezultateve në këtë qendër nga Qendrat Komunale të Numërimit është hasur në mospërputhje të numrit të nënshkrimeve në Listën e Votuesve me numrin e fletëvotimeve brenda në kutitë e votimit të këtyre vendvotimeve.

    Gjithashtu, KQZ mori vendim për rinumërimin e plotë të fletëvotimeve për subjektet politike dhe kandidatët nga 35 vendvotime për shkak se ekzistojnë mospërputhje në rezultate.

    Këto vendvotime i takojnë komunës së Vushtrrisë në të cilat është votuar më 9 shkurt 2025.

    Procesi i rinumërimit po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark