Kryetari i Ferizajt del me apel: Mos ndizni zjarre fushore e malore ose veprojmë me forcën e ligjit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Ferizajt del me apel: Mos ndizni zjarre fushore e malore ose veprojmë me forcën e ligjit

    Insajderi
    11 March 2025 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë apel që të bëhet kujdes i shtuar që të mos ndizen zjarre fushore e malore.

    Aliu tha se ditëve të fundit ka një shtim shqetësues të vatrave të zjarrit, sipas tij, të qëllimshme e të shkaktuara nga faktori njeri, të cilat tha se paraqesin veprime të kundërligjshme, dëme të pariparueshme për natyrën e pasoja të rrezikshme për të gjithë.

    “Apeloj që të bëhet kujdes i shtuar, të mos ndizen zjarre fushore e malore, në të kundërtën do të veprojmë me forcën e ligjit, për të gjithë zjarrvënësit që po rrezikojnë jetën e pasurinë e qytetarëve si dhe po shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme në natyrën tonë të mrekullueshme”, shkroi Aliu


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark