Kurti i thotë Ruttes se Serbia me ndihmën ruse ka ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i thotë Ruttes se Serbia me ndihmën ruse ka ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

    Insajderi
    11 March 2025 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

    Kurti priti Rutten në Kryeministri, me vizitën e parë të tij në Kosovë si shef i NATO-s.

    Pas takimit, Kurti deklaroi se gjatë bashkëbisedimit u vlerësua bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe u rikonfirmua angazhimi për siguri rajonale dhe evropiane.

    “Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës. Megjithatë, si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale”, shkroi Kurti në “X”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark