Publikohen sekuencat e plota në ‘prime’ – si ia gjuajti Gjesti vezën me forcë Vserlos në fytyrë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Publikohen sekuencat e plota në ‘prime’ – si ia gjuajti Gjesti vezën me forcë Vserlos në fytyrë

    Insajderi
    11 March 2025 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në spektaklin e së martës mbrëma të Big Brother VIP Albania 4, u transmetuan pamjet e plota të momentit kur Gjesti goditi me vezë në fytyrë Vserlon, ndërsa më pas i theu një tjetër vezë në kokë Olës.

    Nga videot e shfaqura gjatë “Prime”-it, shihet qartë se Gjesti fillimisht ia heq kapelën Vserlos dhe më pas e godet në fytyrë me një vezë, duke shkaktuar reagime të ashpra brenda shtëpisë.

    Më pas, në një akt tjetër të revoltuar, ai i thyen një tjetër vezë në kokë Olës.

    Ky incident erdhi si pasojë e një përplasjeje mes banorëve. Gjesti dhe Aldo po luanin ping-pong me një patate, por në një moment Vserlo dhe Ola u afruan dhe tentuan ta merrnin pataten, duke i penguar në lojën e tyre.

    Pikërisht ky veprim nxiti reagimin e ashpër të Gjestit, i cili e shprehu pakënaqësinë e tij përmes këtij veprimi të papritur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark