“Me dalë me ble një deputet si një lopë në pazar, kjo është kontrabandë me qenie njerëzore”, Olluri i ashpër me ata që i ndërruan qëndrimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Me dalë me ble një deputet si një lopë në pazar, kjo është kontrabandë me qenie njerëzore”, Olluri i ashpër me ata që i ndërruan qëndrimet

    Insajderi
    11 March 2025 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Parim Olluri është shprehur i ashpër me deputetët që ndërrojnë partinë pas zgjedhjeve. Sipas tij, kjo dukuri quhet “kontrabandë me qenie njerëzore”.

    Ai tha në Pressing në T7 se “me ble një deputet i bie si me ble një lopë në pazar”.

    “Dalin në zgjedhje, premtojnë dhe lypin vota me rrëzu një autokrat dhe në fund bashkëpunojnë dhe futen në qeveri me Vetëvendosjen e autokratit Kurti, atëherë mas një viti e gjysmë nuk kanë nevojë as me dalë në zgjedhje këtu i humb votat më së shumti. Te puna e peshkimit, po tingëllon shumë e lehtë, kjo është kontrabandë me qenie njerëzore. E kena normalizu me dal me ble një deputet sikur me ble një lopë në pazar, e kjo nuk është normale”, tha Olluri në Pressing.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark