“Edhe pse jena një gjak...”- Si fliste Brruti lart dikur për Kombëtaren e Kosovës pasi kishte refuzuar Shqipërinë U21 - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Edhe pse jena një gjak…”- Si fliste Brruti lart dikur për Kombëtaren e Kosovës pasi kishte refuzuar Shqipërinë U21

    Insajderi
    11 March 2025 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti nga Malisheva, Etnik Brruti, para një viti kishte refuzuar ftesën e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) që t’i bashkëngjitej Shqipërisë U-21.

    Një deklaratë e ish-kapitenit të U21’shave të Kosovës se për të është nder të vazhdojë ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës po qarkullon në rrjetet sociale.

    Edhe pse ata janë vëllezërit tanë, beson që e kanë një gjak, jena shqiptarë krejt, por vendimi jem ka qenë që me vazhdu Kosovën, jam shumë i lumtur, është një nder i madh për mu me vazhdu me prezantu Kosovën”, thotë Brruti në atë intervistë.

    Brruti, sidoqoftë, ka vendosur që të shkojë të luajë tek Shqipëria. Ai është ftuar nga selektori brazilian, Sylvinho, për ndeshjet e marsit me Shqipërinë. /insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark