Përfundon rinumërimi i fletëvotimeve në 50 vendvotime, KQZ njofton fillimin e rinumërimit të fletëvotimeve të pavlefshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon rinumërimi i fletëvotimeve në 50 vendvotime, KQZ njofton fillimin e rinumërimit të fletëvotimeve të pavlefshme

    Insajderi
    12 March 2025 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të martën në mesnatë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta, sipas vendimit të KQZ-së.

    Ky proces u zhvillua në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

    KQZ njofton se gjatë ditës së sotme, në orën 12:00, në QNR do të fillojë rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, të cilat gjenden në 177 kuti të votimit, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

    Edhe për këtë proces, KQZ ka njoftuar vëzhguesit e akredituar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark