![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Mbrojtësi i krahut të majtë, i cili u transferua në Mynih me dëshirën e teknikut spanjoll, para sfidës gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë ndaj Werder Bremenit, ka thënë se synim i skuadrës bavareze është tripleta.
“Synimi ynë është të shkojmë në finale. Do të ishte një gjë e madhe t’i thoshim mirupafshim Guardiolas me tripletë”, i tha spanjolli gazetarëve gjerman.
Bayern është afër sigurimit të titullit të Gjermanisë pasi ndodhet në pozitën e parë, me shtatë pikë më shumë se Dortmundi, vetëm 4 javë para fundit të Bundesligës. /Insajderi.com