Ia huq keq Gjesti, për këtë shtet thotë se është kryeqyteti i Serbisë – shpërthen rrjeti - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ia huq keq Gjesti, për këtë shtet thotë se është kryeqyteti i Serbisë – shpërthen rrjeti

    Insajderi
    13 March 2025 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat i ndezur mes këngëtarit kosovar Gjestit dhe banorit Vserlo ka shkaktuar ‘tërmet’ në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, kështu duke tërhequr vëmendjen e publikut në orët e vona të natës.

    E gjithë përplasja nisi kur Gjesti e kritikoi ashpër Vserlon për përdorimin e termit “modele bullgare”, duke e akuzuar për mënyrën e etiketimeve të tij ndaj banorëve të tjerë të shtëpisë.

    Situate u tensionua, dhe ndërkohë që Gjesti po përpiqej të justifikonte fjalët e tij, një gafë në gjeografi shpërtheu dhe bëri që debati të merrte një drejtim të papritur.

    Në një moment të pasigurt, Gjesti tha: “Ti je që thua modele prej Bullgarisë, Bullgaria e dinë të gjithë kush është. Ti e ke përmendur Bullgarinë, jo unë. Bullgaria është kryeqyteti i Serbisë!”, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga të banorët të cilët ishin aty.

    Për të korrigjuar gafën, Rozana ndërhyri menjëherë: “Jo, jo zemra ime, gabim e ke. Kryeqyteti i Bullgarisë është Sofia. Bullgaria është shtet, nuk ka lidhje me Serbinë.”

    Por, pavarësisht ndërhyrjes, Gjesti qëndroi në qëndrimin e tij, duke u shprehur: “Bullgaria është kryeqyteti i Serbisë, mesa di unë”.

    Ky moment jo vetëm që shkaktoi përplasje të menjëhershme mes banorëve, por gjithashtu shpërtheu në rrjetet sociale, ku përdoruesit nuk i kursyen memet dhe komentet humoristike.

    Gjeografia sipas Gjestit” u bë menjëherë një temë e nxehtë në platformën X (ish-Twitter), ku edhe videoja e këtij momenti ka qarkulluar me të madhe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark