Gazetari Leonard Kërquki i përmalluar për Hashim Thaçin: Më paska marrë malli me pa në Prishtinë, u emocionova - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari Leonard Kërquki i përmalluar për Hashim Thaçin: Më paska marrë malli me pa në Prishtinë, u emocionova

    Insajderi
    13 March 2025 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Leonard Kerquki është emocionuar me vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi te babi i tij i sëmurë në QKUK.

    Kërquki është shprehur i mallëngjyer për ish-presidentin duke theksuar se e kishte marrë malli ta shihte Thaçin në Prishtinë.

    Përmes një postimi në Facebook, ai i ka uruar Thaçit kthim sa më të shpejt në Kosovë.

    “Me paska marre malli me pa Hashim Thaçin ne Prishtine, edhe pse veten e kam konsideru kritik te tij gjate kohes kur ka qene aktiv ne politike. U emocionova kur e pash t’u i ngjite shkallet e QKU’se, i rrethum prej rojeve qe nuk e lejuan as t’i pershendet mbeshtetesit dhe familjaret qe ishin mbledh per ta pare. U kthefsh sa ma pare ne Kosove, çlirimtar!”, ka shkruar Kerquki.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark