Kushtoi mbi 3 mijë dollarë, Selena Gomez ua shiti fansave unazën e saj me diamant për vetëm 12 dollarë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kushtoi mbi 3 mijë dollarë, Selena Gomez ua shiti fansave unazën e saj me diamant për vetëm 12 dollarë

    Insajderi
    13 March 2025 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Selena Gomez nisi një kampanjë 12-ditore përpara publikimit të albumit të saj me të fejuarin Benny Blanco, duke nxjerr në shitje 12 produkte të saj në faqe online.

    Në mesin e tyre është edhe unaza sentimentale me shkronjën “B”, një unazë përmes secilës në dhjetor të vitit 2023 kishte konfirmuar romancën e saj me Blancon.

    Unaza prej diamanti u shit për vetëm 12 dollarë në faqen e saj, derisa vlera e vërtetë thuhet të ketë qenë 3,250 dollarë.

    Selena e cila u fejua para pak muajsh me producentin Benny Blanco.

    Dyshja tani po bëhen gati për lansimin e albumit të tyre të përbashkët që titullohet “I Said I love You First”.

    Lidhja e tyre ka qenë tejet e komentuar dhe tani po lansojnë një projekt së bashku. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark