
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë sot një fotografi të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kaloi një ditë në Kosovë për të vizituar babain e tij, i cili po merr trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Fotografisë, ai i ka vendosur veç një fjalë; burrë, shkroi ai në postimin e tij në Facebook.
Vizita e Thaçit në QKUK u zhvillua nën masa të rrepta sigurie të përcaktuara nga Gjykata Speciale, e cila e mban në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.
Presidenti Hashim Thaçi pati mundësinë ta takonte babain e tij në QKUK, ku qëndroi për 4 orë. Gjatë vizitës, u raportua se ai pati mundësinë të takohej jo vetëm me babanë e tij, por edhe me gruan dhe nënën e tij.
Thaçi kishte bërë kërkesë për ta vizituar babanë e tij të sëmurë në Kosovë që nga fundi i janarit, por kërkesa e tij ishte refuzuar dy herë.
Në spital ishin të pranishëm edhe dhjetëra qytetarë që e përshëndetën dhe brohoritën emrin e ish-Presidentit Thaçi.