Haxhiu për Thaçin: I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni, hero i Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu për Thaçin: I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni, hero i Kosovës

    Insajderi
    13 March 2025 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Baton Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e përshkruar atë si një “njeri të vyshkur në ballë, por të thelluar në burrni”.

    Haxhiu, i cili e njeh Thaçin që nga viti 1992, ka thënë se ish-presidenti i Kosovës nuk e ka merituar të jetë i akuzuar, pasi ai nuk është një njeri që vret e shkatërron.

    Komentet e tij erdhën pas vizitës që Thaçi bëri në QKUK për të takuar babain e tij të sëmurë, një vizitë që u lejua nga Gjykata Speciale nën masa të rrepta sigurie.

    Haxhiu tha se Thaçi është një “viktimë” e projekteve të paqes dhe se dëshmitarët e mbrojtur në Hagë kanë ndërtuar një rrëfim të rremë për të.

    “Ky është njeriu i fundit që projekton vrasje dhe shkatërrim. Aktakuzën e Hagës nuk e kam pasur parasysh, por ajo që më vjen keq është që dëshmitarët e mbrojtur janë ata që kanë ndërtuar rrëfimin gënjeshtër për Hashim Thaçin,” tha ai në Pressing.

    Haxhiu gjithashtu potencoi se Thaçi ka qenë një figurë heroike që ka sakrifikuar shumë për vendin dhe se, në vend të tij, është dashur që të ishin ata burokratë politikë që kanë projektuar luftën në Ballkan, ata që do të ishin vënë përballë drejtësisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark