Nikoliq thotë se mund të ketë referendum për njohjen e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nikoliq thotë se mund të ketë referendum për njohjen e Kosovës

    Insajderi
    20 April 2016 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se shumë shpesh ka kërkuar nga përfaqësues të Bashkimit Evropian (BE) që t’ia sqarojnë nëse Serbia do të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës në fund të procesit të anëtarësimit.

    Ai ka thënë se do të ishte mirë që një kërkesë e tillë, ta publikojnë menjëherë, për të pasur mundësi të pyetet gatishmëria e qytetarëve.

    Me këtë, Nikoliq, ka lënë të kuptohet se çështja e njohjes së Kosovës, do të mund të futej në një referendum për qytetarët në Serbi, shkruan lajmi.net.

    Nikoliq, për mediet greke, ka përsëritur mendimin se Serbia nuk do ta njihte asnjëherë pavarësinë e Kosovës, edhe nëse i kushton me çmimin e anëtarësimit në BE. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark