Chelsea bën një super “goditje”, arrin marrëveshjen me talentin portugez që luan te Sportingu - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea bën një super “goditje”, arrin marrëveshjen me talentin portugez që luan te Sportingu

    Insajderi
    14 March 2025 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Chelseat po punon shumë për të ardhmen dhe tashmë ka siguruar një lojtar të jashtëzakonshëm.

    Bëhet fjalë për Geovany Quenda, i cili ka arritur marrëveshje me Blutë e Londrës dhe pritet t’i bashkohet atyre gjatë vitit 2026.

    Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Chelsea ka arritur akordin me Sportingun e Lisbonës për lojtarin 17-vjeçar që luan te ekipi i parë i klubit portugez.

     BREAKING: Chelsea agree deal for Portuguese top talent Geovany Quenda, here we go!
    Medical DONE for Quenda after secret blitz, he will join Chelsea in 2026. 

    17-vjeçari gjatë këtij sezoni në elitën e futbollit portugez ka zhvilluar 25 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë pesë asiste.

    Shifra e këtij transferimi nuk dihet, por lojtari në këtë moshë ka vlerën momentale deri në 30 milionë euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark