
Donald Trump Jr., djali i presidentit amerikan, Donald Trump, ka publikuar mëngjesin e sotëm një intervistë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, të cilën e ka realizuar gjatë një vizite të fundit në Beograd.
Gjatë intervistës, Vuçiq ka diskutuar për pozicionin e Serbisë në Evropë, bombardimet e NATO-s në vitin 1999, protestat që po zhvillohen në vend dhe çështjen e Kosovës.
Në fillim të intervistës, Trump Jr. ka thurur lëvdata për presidentin serb, duke e quajtur “djalë të mrekullueshëm”, si “njeri që i beson shtetit të tij”.
Në episodin e parë të podcast-it të tij “Triggered”, i publikuar në rrjetin Rumble, Donald Trump Jr. e ka cilësuar vizitën në Serbi si një përvojë “që të hapë sytë”.
Ai e përshkroi Serbinë si një vend që ka përqafuar tregun e lirë, duke mbështetur zgjedhjen e Donald Trump në SHBA dhe vlerat e lëvizjes “Make America Great Again”.
Gjithashtu, ai e lavdëroi Serbinë për përqafimin e sensin të përbashkët të ligjit, rendit dhe një identiteti kombëtar të bashkuar.