Vetaksidenti me fatalitet në Ranillug, vdes edhe vajza e dytë rreth 20 vjeçare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetaksidenti me fatalitet në Ranillug, vdes edhe vajza e dytë rreth 20 vjeçare

    Insajderi
    14 March 2025 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Domorovc-Hodonovc të komunës së Ranillugut.

    Në vendin e ngjarjes kishte mbetur e vdekur një 23 vjeçare e cila ishte drejtuese e automjetit ndërsa për në Urgjencën e Gjilanit ishin trasportuar dy pasagjeret të cilat kishin marr lëndime trupore.

    Lajmi e ka konfirmuar për Insajderin, drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.

    “Ne spital është sjellur një person i gjinisë femër rreth te njëzetave ( s’kemi të dhenë per identitetin), pa shenja jete si dhe një person tjetër i gjinisë femër me iniciale A.B v.l 2004 e cila ka pas lëndime traumatike në mushkërie e djathte dhe ne unazën e katërt lumbale.

    E njëjta pas ndihmës se dhëne ne spital, është dërguar ne QKUK per trajtim te mëtejme”, ka thënë Emini.

    Lajmin për aksidentin e kishte konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.   

    “Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (Komuna Ranillug) ka ndodhur një vet-aksident trafiku me fatalitet. Në këtë vet aksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja Shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka ndërruar jetë, ndërsa dy pasagjerë (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në emergjencën e spitalit në Gjilan”, ka thënë Hashani.

    Njësitet e trafikut rajonal të Policisë së Kosovës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhë ky vet aksident i rëndë ka thënë Hashani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark