Grenell del me reagim: Smith ngriti aktakuzën ndaj Thaçit pasi Schwartz ia kishte treguar informacionet që ia dhashë për ... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell del me reagim: Smith ngriti aktakuzën ndaj Thaçit pasi Schwartz ia kishte treguar informacionet që ia dhashë për …

    Insajderi
    15 March 2025 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka shkruar përsëri për Jack Smith dhe aktakuzën që prokurori amerikan ka ngritur në vitin 2020 ndaj Hashim Thaçit, atë kohë president i Kosovës.

    Grenell ka përmendur Bruce Schwartzin, një zyrtar i lartë në Departamentin e Drejtësisë me të drejtë qasjeje në informacione sensitive, të cilit Grenell thotë se i kishte treguar privatisht informacione për negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë që po zhvilloheshin në atë kohë rreth Marrëveshjes së Washingtonit.

    Emisari amerikan thotë se Schwartz “ka minuar Donald Trumpin dhe politikën e Jashtme”, duke i ndarë ato informacione me prokuorin amerikan Jack Smith, dhe shton se ky i fundit “ka ngritur aktakuzë ndaj Thaçit për atë arsye”.

    “Ai duhet të hetohet dhe gjykohet”, ka thënë Grenell.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark