"Ka lajme dëshpëruese nga miqtë e mi republikanë"- Lladrovci shkruan për diplomacinë kosovare dhe raportet me Administratën Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka lajme dëshpëruese nga miqtë e mi republikanë”- Lladrovci shkruan për diplomacinë kosovare dhe raportet me Administratën Trump

    Insajderi
    15 March 2025 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkruar lidhur me vonesat e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe dinamikën e politikave të presidentit amerikan, Donald Trump.

    Ai nëpërmjet një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se nga miqtë e tij republikanë në Amerikë, ka marrë lajme dëshpëruese për Kosovën, shkruan Insajderi.

    “Bartësit e përgjegjësive institucionale në Kosovë bëhen sikur nuk e dinë se ka ndryshuar presidenti në Amerikë. Nga miqtë e mi republikanë në Amerikë, ka lajme dëshpëruese përkundër emërimit të disa prej tyre në postet e rëndësishme në administratën Trump”, ka thënë Lladrovci.

    “Politika jonë e jashtme po vonon. Ajo nuk po reagon as kur Presidenti Trump po i godet kreatorët e Akuzës kundër UÇK-së, presidentit Thaçi dhe të tjerëve. Për më keq, mungon lobimi ynë në Amerikë, sikur diplomacia jonë po pret çka me marrë së pari nga Amerika e pastaj me pa se çka do të japim”, vijon ai.

    Tutje, ai ka komentuar edhe vizitën e Donald Trump Jr në Beograd të Serbisë, duke thënë se epoka Trump është “më e shpejt se logjika ballkanike”.

    Lladrovci në fund thotë se Kosova do të ketë shumë probleme me këtë mendësi me SHBA’në. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark