Azemi i LDK’së: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Azemi i LDK’së: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

    Insajderi
    15 March 2025 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i LDK’së, Visar Azemi, e ka quajtur abuzim me durimin e qytetarëve mundësinë që energjia elektrike të rritet për 15 për qind, siç ka propozuar ZRRE’ja të premten.

    Azemi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se qytetarët krahas kësaj po përballen edhe me çmime të larta dhe pasiguri ekonomike.

    Është shumë e qartë është se ky është një vendim për interesat e grupeve të caktuara që po e shfrytëzojnë situatën për përfitime personale.

    Ky është një akt i papranueshëm dhe i padrejtë dhe është një tregues i qartë i dështimit të kësaj qeverie që nuk mendon për qytetarët e saj”, ka thënë ndër të tjera ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark