Insajderi
Lajme

Azemi i LDK’së: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Insajderi
15 March 2025 - 20:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Azemi i LDK’së: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtari i LDK’së, Visar Azemi, e ka quajtur abuzim me durimin e qytetarëve mundësinë që energjia elektrike të rritet për 15 për qind, siç ka propozuar ZRRE’ja të premten.

Azemi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se qytetarët krahas kësaj po përballen edhe me çmime të larta dhe pasiguri ekonomike.

“Është shumë e qartë është se ky është një vendim për interesat e grupeve të caktuara që po e shfrytëzojnë situatën për përfitime personale.

Ky është një akt i papranueshëm dhe i padrejtë dhe është një tregues i qartë i dështimit të kësaj qeverie që nuk mendon për qytetarët e saj”, ka thënë ndër të tjera ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark