Insajderi
Lajme

Gjykata e apelit vendos për dëbimin e gjeneralit Bojoviq

Insajderi
20 April 2016 - 18:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata e Apelit ka urdhëruar Policinë e Kosovës, që të akuzuarin me vendbanim në Beograd,Millovan Bojoviq ta dëboi deri në pikën kufitare më të afërt, dhe t’ia dorëzoj Policisë Kufitare të Serbisë.

Organet e hetuesisë së Kosovës kanë dështuar të mbledhin prova për të ngritur një aktakuzë ndaj të dyshuarit për krime lufte në Kosovë, përkatësisht në rajonin e Podujevës, Millovan Bojoviq.

Kështu ata kanë vendosur që ta heqin nga dora “pataten e nxehtë”duke e liruar ushtarakun e lartë serb, i cili për disa ditë ka qëndruar në paraburgim për kalim ilegal të kufirit. Vendimi është marrë nga Gjykata Gjykata e Apelit.

Në vitet ’98-99, Milan Bojoviq ishte gjeneral i ushtrisë jugosllave dhe njihej si njeri shumë i afërt i Sllobodan Millosheviqit. Bojoviq në kohën e luftës në Kosovë kishte përgjegjësi komanduese dhe dëshmitarët tregojnë se ai ka udhëhequr forcat ushtarake serbe në kryerjen e krimeve kundër civilëve në rajonin e Llapit, ku u vranë 499 shqiptarë.

Ish- gjeneral i ushtrisë jugosllave, Milovan Bojaniq, u arrestua nga Policia e Kosovës më 8 prill, përderisa ai po qëndronte në Podujëvë.

Ai nuk qëndroi më shumë se 12 ditë në paraburgim, masë kjo që iu kishte caktuar fillimisht nga gjykata.

Kjo gjykatë ia ka ndërprerë atij masën e paraburgimit, duke e dorëzuar në polici,. Policia është urdhëruar  ta dëbojë atë deri te pika kufitare me Serbinë, duke e dorëzuar tek autoritetet e sigurisë së këtij vendi.

Kjo ka ardhur, sipas komunikatës nga Gjykata e Apelit, pasi kolegji penal i Gjykatës së Apelit ka vlerësuar ankesat e mbrojtësve të të akuzuarit dhe pasi u vlerësuar edhe ekspertiza nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark