Një numër i konsumatorëve pa rrymë, KEDS del me një njoftim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një numër i konsumatorëve pa rrymë, KEDS del me një njoftim

    Insajderi
    16 March 2025 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KEDS ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në shtylla elektrike dhe në përçues elektrikë, duke lënë një numër të konsumatorëve pa rrymë.

    “Përgjatë tri ditëve të fundit, vendi ynë ka qenë i prekur nga erëra të forta, të cilat do të vazhdojnë ende. Si pasojë e këtyre erërave, janë shkaktuar dëme në shtylla elektrike dhe në përçues elektrikë, çka ka lënë një numër të  caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike.”

    Sipas njoftimit rajonet më prekura janë Peja, Gjakova dhe Prizreni.

    “Ekipet e KEDS-it janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë me intensitet të shtuar për t’ua rikthyer sa më shpejt furnizimin me energji elektrike konsumatorëve të prekur, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark