Banori i Koçanit i pikëlluar: 100 shqiptarë me lot në sy mu lajmëruan në telefon për tragjedinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Banori i Koçanit i pikëlluar: 100 shqiptarë me lot në sy mu lajmëruan në telefon për tragjedinë

    Insajderi
    16 March 2025 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qytetar maqedonas nga Koçani ka folur pas tragjedisë me 59 të vdekur në një klub nate, si pasojë e zjarrit.

    Ai në një prononcim për Klan Maqedoninë ka thënë se përreth 100 shqiptarë e telefonuan, të pikëlluar për ngjarjen.

    Kjo që shihni këtu, e kam fjalën dhe mund të them se Maqedonia sot e bëri të ditur se është shteti ynë i përbashkët, nëse ju them se 50, shihni telefonin, 100 shqiptarë më kanë telefonuar, që të gjithë qanin.

    Një Zot e di, 100 shqiptarë më telefonuan. Vëllezër nga Gostivari, nga Tetova, nga Shkupi dhe që të gjithë qanin, vëlla. Ta dini se jemi një dhe kjo u dëshmua sot“, ka thënë ai.

    Deri më tani, autoritetet kanë njoftuar për 59 të vdekur dhe dhe mbi 100 të lënduar si pasojë e zjarrit në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut. /Insajderi.org/

    @klanmacedonia

    Banori i Koçanit: 100 shqiptar me lot në sy mu lajmëruan për tragjedinë

    ♬ original sound – KlanMacedonia


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark