Insajderi
Show

“Bëhu burrë”, “A s’paskam qenë burrë a?”- Vazhdojnë përplasjet mes Gjestit dhe Eglit

Insajderi
16 March 2025 - 21:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Bëhu burrë”, “A s’paskam qenë burrë a?”- Vazhdojnë përplasjet mes Gjestit dhe Eglit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Egli Tako vërehet dukshëm se ka ndërruar lojën pas inkuadrimit për herë të dytë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo po mban një distancë nga Gjesti e po ashtu edhe nga këngëtarja Rozana Radi, me të cilët kishte raporte më të mira.

Derisa në shtëpi u zhvilluan biseda të ndryshme, banorja kërkoi vetëm një gjë nga këngëtari pejan.

“Nuk kam ardhur këtu të të sulmoj as asgjë, bëhu burrë dhe mbaj përgjegjësitë e tua vetëm kaq dua të të them”, iu drejtua Egli.

Artisti nga Kosova iu kundërpërgjigj: “A s’paskam qenë burrë a”.

Gjesti më pas u largua nga oborri dhe hyri brenda, derisa e ka lënë Eglin jashtë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark