Tragjedia në Koçan, arrestohet ish-sekretarja e ministrisë së Ekonomisë- dyshohet se nënshkroi licenca të falsifikuara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia në Koçan, arrestohet ish-sekretarja e ministrisë së Ekonomisë- dyshohet se nënshkroi licenca të falsifikuara

    Insajderi
    16 March 2025 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë është ndaluar në lidhje me tragjedinë në Koçan.

    Bëhet fjalë për Razmina Çekiç nga LSDM, e cila sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, e njëjta ka falsifikuar licencën për punë dhe licenca që i është dhënë vitin e kaluar ka skaduar, por e njëjta ka nënshkruar licenca të falsifikuara.

    Në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë, qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli shtatë ditë zie.

    Reagime të shumta ka pasur edhe nga liderët e vendeve të rajonit dhe Evropës. Po ashtu ka reaguar edhe Papa Françesku, i cili ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark