"Prindi më krenar që ka pasur Kosova" – Krasniqi shkon për ngushëllim në Burojë, prek me fjalimin e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Prindi më krenar që ka pasur Kosova” – Krasniqi shkon për ngushëllim në Burojë, prek me fjalimin e tij

    Insajderi
    17 March 2025 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me anëtarët e partisë, kanë vizituar Burojën për të shprehur ngushëllimet e tyre pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi, shkruan Insajderi.

    Gjatë ceremonisë, para familjarëve dhe dashamirëve që ishin mbledhur për të nderuar dhe ngushëlluar familjen Thaçi, Krasniqi mbajti një fjalim prekës.

    Ai e vlerësoi Haxhi Thaçin si një njeri që ka përfaqësuar vlerat më të mira të shoqërisë shqiptare, duke theksuar se ai ishte “prindi më krenar që ka pasur Kosova.”

    “Ka reflektuar gjithmonë njerëzillak, pozitivitet dhe vlera të jashtëzakonshme që mund të ketë një shqiptar. Ne që patëm fatin ta njoftojmë, do ta kujtojmë gjithmonë, jo vetëm si babanë e presidentit, por si një njeri që ka mishëruar vlerat më të mira që mund të ketë një shqiptar,” u shpreh Krasniqi.

    Krasniqi shtoi se Haxhi Thaçi ka lënë një pasuri të madhe për kombet, duke ndihmuar në edukimin e fëmijëve dhe duke qenë shtylla e familjes, siç është tradita e shqiptarëve.

    Ai ka qenë një njeri që, në kohët më të vështira të tij dhe të gjithë juve, ua dha drejtimin dhe edukatën, por mbi të gjitha ai është babai i liderit më të rëndësishëm që ka pasur vendi ynë – udhëheqësit të luftës çlirimtare dhe të shpalljes së pavarësisë, mikut tonë, të cilin na mungon shumë dhe e ndjejmë humbjen e tij, por ju si familje e ndjeni më shumë se kushdo tjetër“.

    Situata ka rënduar të gjithë ne, sepse do të ishte ndryshe nëse e kishim presidentin në mesin tonë. Falë Zotit, kemi pasur mundësinë ta shohim njëri-tjetrin para pak ditësh, dhe ndoshta kjo ka qenë mënyra që ai të ndahej nga kjo jetë pak më i qetë, jo plotësisht i qetë, por ai ka përfaqësuar për të gjithë ne shumë më tepër se vetëm babanë e presidentit. Ka përfaqësuar prindin, siç jemi mësuar në traditën tonë, si shtyllën e familjes, si njeriun që mban gjithçka, i bashkon dhe edukon familjen dhe fëmijët, duke i bërë ata më të mirë se vetvetja“.

    “Nuk besoj se ka prind në Kosovë që ka pasur arsye të jetë më krenar se Baca Haxhi, që ka qenë baba i njeriut që do të jetojë gjatë, sa të jetë kombi shqiptar” .

    Haxhi Thaçi do të varroset nesër në Skenderaj nga ora 15:00, ende nuk dihet nëse Gjykata Speciale do t’i jap leje ish-presidentit të jetë i pranishëm pranë familjes në këtë ditë të vështirë për ta.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark