“Besa Security” del me një reagim pas plagosjes te Albi Mall: Furgoni jonë nuk ka qenë në asnjë moment cak i ndonjë sulmi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Besa Security” del me një reagim pas plagosjes te Albi Mall: Furgoni jonë nuk ka qenë në asnjë moment cak i ndonjë sulmi

    Insajderi
    17 March 2025 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është plagosur sot afër qendrës tregtare “Albi Mall”, derisa po transportonte paratë e grumbulluara nga bankomatet aty pranë.

    Në media është raportuar se cak i sulmit ka qenë një punëtor i kompanisë së sigurimeve “Besa Security”, por nga vetë kompania e kanë mohuar, shkruan lajmi.net.

    “Sipas informacioneve zyrtare dhe konfirmimeve tona të brendshme, furgoni i Besa Security ka qenë i pozicionuar në parkingun e ALBI Mall, duke realizuar detyrat e tij të zakonshme dhe nuk ka qenë në asnjë moment cak i ndonjë sulmi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi, ku cak ka qenë furgoni i një kompanie tjetër dhe, për fat të keq, një pjesëtar i asaj kompanie ka pësuar lëndime si pasojë e breshërisë së plumbave”, ka njoftuar kompania përmes një komunikate për media.

    Reagimi i plotë:

    Të nderuar,

    Në disa media është publikuar sot një lajm ku citohet se furgoni i kompanisë Besa Security ka qenë “cak i grabitësve” gjatë incidentit të ndodhur në Veternik. Dëshirojmë të sqarojmë se kjo nuk është e saktë.

    Sipas informacioneve zyrtare dhe konfirmimeve tona të brendshme, furgoni i Besa Security ka qenë i pozicionuar në parkingun e ALBI Mall, duke realizuar detyrat e tij të zakonshme dhe nuk ka qenë në asnjë moment cak i ndonjë sulmi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi, ku cak ka qenë furgoni i një kompanie tjetër dhe, për fat të keq, një pjesëtar i asaj kompanie ka pësuar lëndime si pasojë e breshërisë së plumbave.

    Shprehim keqardhjen tonë për këtë incident dhe i urojmë shërim të shpejtë të lënduarit.

    Për informacione të sakta, ftojmë mediat dhe opinionin publik të referohen tek burimet zyrtare të Besa Security.

    Ju faleminderit për mirëkuptimin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark