Arrestohet një burrë për ndjekjen e ish-së dashurës së Liam Paynet - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Arrestohet një burrë për ndjekjen e ish-së dashurës së Liam Paynet

    Insajderi
    17 March 2025 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Daniel Bannister, njeriu që përndiqte këngëtaren Cheryl Cole, me të cilën Liam Payne kishte një djalë, është arrestuar, raporton Sky News.

    Ai mori një dënim me 16 javë burgim për shkeljen e shtëpisë së saj, transmeton indeksonline.

    Bannister ka shkelur disa herë pronën e saj, për të cilën ishte arrestuar edhe më parë. Cheryl tha se kishte frikë për sigurinë e saj dhe të djalit Bear pasi Bannister u shfaq në derën e saj në dhjetor të vitit të kaluar.

    Bannister gjithashtu ka shkelur një urdhër ndalimi të mëparshëm ndaj këngëtares. Gjatë vitit 2024, ai u shfaq dy herë në pronën e saj, për të cilën përveç ndalimit mori një dënim me kusht prej katër muajsh.

    I pandehuri, i cili dyshohet se ka kryer vrasjen në vitin 2012, pranoi se i ra ziles së Cheryl-it në dhjetor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark