Kryeministri i ri i Kanadasë: Franca dhe Europa të na ndihmojnë që t’i ruajmë marrëdhëniet me SHBA-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kryeministri i ri i Kanadasë: Franca dhe Europa të na ndihmojnë që t’i ruajmë marrëdhëniet me SHBA-në

    Insajderi
    17 March 2025 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i ri kanadez, Mark Carney, ka thënë të hënën se dëshiron të sigurojë që vendi i tij të punojë me Francën dhe pjesën tjetër të Europës për të ruajtur “marrëdhëniet më pozitive të mundshme” me Shtetet e Bashkuara.

    Teksa po fliste në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris, Carney ka thënë se Kanadaja është “vendi më europian nga vendet jo-europiane”, dhe se ajo është “një partner i besueshëm dhe i fortë i Francës”, raporton AP.

    Carney ka mbërritur në Paris të hënën për t’u takuar me Macron, duke kërkuar mbështetje nga një prej aleatëve më të vjetër të Kanadasë, teksa presidenti i SHBA-së, Donald Trump vazhdon të sulmojë sovranitetin dhe ekonominë e Kanadasë.

    Ky është udhëtimi i parë zyrtar jashtë vendit i Carney që kur është betuar më 14 mars.

    Ai do të zbarkojë më pas në Londër ku do të takohet me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe mbretin Charles III.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark